Pershkrimi i Prones

Vlora Marina është një nga projektet më të reja dhe të vecanta ne Shqiperi, e cila ofron pamje mahnitëse të detit Jon dhe Adriatik, ishullit të Sazanit dhe gjithë Gjirit të Vlorës. Një vend i cili laget nga dy detet, pozicioni ideal për një jetesë komode duke shijuar dhuratat e natyrës dhe një pushim super i këndshëm për eksplorimin tuaj në Mesdhe, Ballkan dhe plazhet e mrekullueshme te zones. Ka një pozicion strategjik me aksese të shumta të investimeve infrastrukturore që po zhvillohen në afersi, sic është Aeroporti Ndërkombëtar i Vlores dhe Tuneli i Llogarase, Bypass-i i Vlores, boshti Sarande-Himare, bypass-i i Fierit dhe vetem 102 km larg nga Tirana.

Projekti ofron rezidenca multifunksionale, apartamente premium me pamje nga deti, një shetitore buzë tij, Hotele me 5 yje, njesi tregtare & sherbime, Marinen (Yacht club, sherbime te marines dhe apartamente elitare), parqe rekreative, lungomare, infrastrukturë rrugore, hapësira të gjelbërta, Plaza, plazhe private dhe publike, njesi tregtare dhe sherbime, vende parkimi etj.

Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 13 kate + 1 kat parkim nëntokë, me ashensor.

Apartament ne shitje 3+1 me siperfaqe neto 145.27 m2 (166.24 m2 bruto) kati 7-te, me orientimin veri-perendim dhe pamje nga qyteti. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhome matrimoniale + tualeti, 2 dhoma gjumi, tualet dite dhe ballkoni.

Cmimi i apartamentit 459,945 euro + 24,000 euro parkim i mbyllur + 3,640 euro depo (5.2 m2) = Cmimi total 487,585 Euro

Faza e  pare e projektit është parashikuar të mbaroje në 2026

Detajet e Prones

Cmimi: 459,945 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Kati: 7
Katet: 13
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 145 m2
Sip. Totale: 166 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 1
Referenca: INF823

Vendodhje

Whatsapp