Pershkrimi i Prones

Shitet ambient biznesi ne nje qender tregtare, e cila ndodhet buzë rrugës së Kavajës, mes 21 Dhjetorit dhe Pallatit me Shigjeta. Akses i drejtpërdrejtë për në qendër, në Unazën e vogël dhe Unazën e madhe, Tiranë e re dhe Laprakë.

Ambienti i biznesit ofron punime shumë cilësore, me 2 ashensor, ndertim i vitit 2008, me arkitekturë moderne, ambiente me ndarje vetrate xhami dhe gips fleksibël për rimodulime sipas nevojave. Ka aspirim dhe kondicionim të dyfishtë qendror dhe lokal, rrjet instalimesh për energjinë dhe internetin. Godina pervec ashensorit ka dhe shkallë elektrike nga brenda qendres dhe shkall normale, sistem monitorimi, 4 mundësi aksesi.

Ambient biznesi në shitje, me siperfaqe neto 798 m2 (957.6 m2 bruto), kati i 2-të. Organizohet në disa ambiente zyrash, ambient gatimi, salle ngrenie, 1 ballkon, depo, 6 tualete, ambiente ndihmese për magazinim, arkivim apo sallë serverash etj.

E pershtatshme per klinike dentare, klinike mjekesore, zyra biznesi, call center dhe biznese te tjera.

Mundesi ndarje dhe shitje të ambienteve te vecanta me siperfaqe neto 578 m2 (690 m2 bruto) dhe 220 m2 neto (267 m2 bruto).

Shiten dhe 6 poste parkimi në katet -1 dhe -2 me cmimin 22,000 Euro secili.

Me çertifikate pronesie.

Detajet e Prones

Cmimi: 1,756,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 2
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 798 m2
Sip. Totale: 957 m2
Tualetet: 4
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF825

Vendodhje

Whatsapp