Pershkrimi i Prones

Jepet shtepi antike me qira, ne zonen me terheqese te Elbasanit, te Kalaja qe ndodhet ne qender te qytetit, 200 M nga Muzeu Etnografik, nga ku mund te shijoni pamjet e mrekullueshme të Kishes së Shën Marise, Xhamin e Mbretit, rrugicat e kalldremta te zones, kafenet e bukura që rrethojnë muret e kështjelles etj. Ndodhet vetëm 40 min me makinë nga Tirana, 70 min nga Durrësi, 60 min nga plazhet e Liqenit te Ohrit dhe Pogradecit dhe vetem 71 km nga Aeroporti Internacional “Nene Tereza”.
Shtëpia është ndertuar 400 vjet me parë dhe e rikonstruktuar në vitin 2010 duke ruajtur origjinalitetin e saj. Muret e katit përdhe janë të ruajtura shumë mirë duke krijuar atmosferen e stilit antik dhe atë modern. Në pronë ka disa objekte historike dhe arkeologjike dhe kopesht te gjelberuar me frutoret sic janë limonat dhe portokallet që i japin akoma më shijeshi shtëpisë dhe një Barbecue.
Shtëpia kala sic quhet ndryshe, është një bujtine me tarrace ku mund të shijoni pamjet e bukura të zones, qytetin e vjeter kala të Elbasanit etj. Dhomat janë të gjitha të pajisura me ajer të kondicionuar dhe gjitha pajisjet e nevojshme, gjithashtu janë me pamje nga kopshti i sistemuar shumë bukur. Është e pajisur me internet Wifi falas në të gjithë pronen.
Shtëpi antike 2 katshe me qira, me siperfaqe totale ndertimi 265 m2 + 195 m2 toke. Është e organizuar nga një sallon i madh i perbashket, kuzhine me te gjitha pajisjet e nevojshme, 2 dhoma ndenjeje, 2 dhoma gjumi dhe 2 banjo. Të gjitha të mobiluar me gjitha pajisjet e nevojshme mes stilit antik dhe modern.

Detajet e Prones

Cmimi: 700 €
Qyteti:
Lloji: Vilë
Katet: 2
Sip. Totale: 265 m2
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF830
Whatsapp