Jepet ambient biznesi me qira, i cili ndodhet buzë unazës së vogel, në një zonë mjaft të njohur sic është \"Brryli\", afër me Ministrine e Jashtme, Bulevardin “Zhan D’ark”, “Bajram Curri” etj. Është me akses direkt në unazen e vogël, vetëm 10 minuta larg nga sheshi Skenderbej, ish Blloku dhe zonat më te njohura të kryeqytetit. Afër me disa prej institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Zona ofron sherbime te ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Ambienti është i organizuar në dy kate, ka punime shumë të mira, hapësira të konsiderueshme, me sistem kondicionimi, buze rruge, me ndricim etj.
Ambient biznesi me qira me siperfaqe totale 90 m2. Është e organizuar në katin përdhe në të cilin ndodhet recepsioni dhe katin e parë në të cilin ndodhen 3 ambiente të mëdha të ndara dhe tualeti.
Është i përshtatshem për Klinike Stomatologjike; Sallon Estetike; Fizioterapi; Zyre; Dyqan etj.
Cmimi përfshin dhe taksat.