200 M NGA RRUGA “ALEKSANDER MOISIU”
Jepet me qira ndertese, e cila ndodhet në një zonë rezidenciale ku kryesisht janë të ndërtuara vila dhe ndërtesa të ulta 2-3 kateshe por dhe pallateve shumekatesh te ndertuar vitet e fundit. Ndodhet ne nje zone qe ka marre shume zhvillim vitet e fundit, pranë rruges “Aleksander Moisiu”, Ministrise se Kultures dhe shume Televizioneve private.
Vendodhja karakterizohet nga qetësia që të ofron jetesa komode mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit. Ka pranë nje rrjet te mirefillte të institucioneve arsimore-shoqërore, supermarkete, kopshte, cerdhe, sherbime të ndryshme etj.
Ndertesa është e ndertuar vitet e fundit, me punime shume cilësore, hapësira të konsiderueshme dhe me sistem kondicionimi ne cdo ambient.
Ndertese 4 katshe + bodrum me qira, me sipërfaqe totale ndertimi 1350 m2 + 1100 m2 oborr. Kati perdhe organizohet nga nje ambjent i madh qe perdoret per bar-restorant, perbehet nga nje salle e madhe, kuzhine e kompletuar, verande e cila ka lidhje dhe me oborrin. Katet e siperme perbehen nga 10 dhoma dhe dy veranda. Katet lidhen ndermjet tyre me shkalle te brendeshme. Oborri eshte i gjelberuar dhe i sistemuar.
Është e përshtatshme për biznese te ndryshme, si hotel, bar-restorant, zyra, shkolle, kopesht, azil etj.
Mundesi parkimi per 10-12 makina.
Cmimi eshte neto.