Apartament dubleks unik luksoz në shitje, me një vendodhje shumë të mirë, pranë stadiumit “Air Albania”, afer ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Liqenit te Tiranës, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit e cila ofron jetesë elitare.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Prona ndodhet në një godine 6 katshe, me ashensor. Apartamenti është mjaft i organizuar me hapësira të bollshme dhe ofron rifinitura shume të mira, i shtruar me parket druri laminat, oxhak druri funksional, dritaret janë shumë cilësore alumin termik, grilat persiane, panel diellor, depozite uji personale etj.
Apartament dubleks në shitje 4+1 me sipërfaqe neto 300 m2 + 114 m2 verande + 36 m2 siperfaqe e perbashket (450 m2 siperfaqe totale ndertimi ku 414 m2 jane me certifikate pronesie). Veranda mund te mbyllet pasi ne certifikate eshte e cilesuar si siperfaqe ndertimi. Eshte dhe tarraca me siperfaqe 150 m2 + 16 m2 depo. Tarraca ka akses nga veranda. Prona ndodhet ne katin 5+6. Hyrja e apartamentit është nga kati i 6-të i cili organizohet nga një ambient i madh para dhome, ambienti i ndenjes + kuzhine + ngrënie, dhome gjumi + garderobe, me dalje ne verande e cila ka hapësirë shumë të madhe dhe me akses direkt në tarracen e shfrytëzueshme dhe tualeti. Kati tjeter organizohet nga dhomë matrimoniale + ballkon + garderobe + tualeti, dhomë gjumi tjeter + garderobe + ballkon, dhomë tjetër gjumi dhe një tualet dite. Ka dhe nje parkim të mbyllur.
Cmimi i apartamentit 1.200,000 Euro + 50,000 Euro parkimi.
Me çertifikatë pronësie.
Apartamenti eshte me qira te garantuar 3500 Euro/muaj neto