Shitet vile, e cila ndodhet në një zonë mjaft të kërkuar dhe nga më të preferuarat e Tiranes për banim dhe investim. Me vendodhje elitare midis zonës së ish-Bllokut, me akses direkt ne rrugen “Sami Frasheri”, fare pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi\", Parkut të Liqenit, dhe vetëm 5 minuta nga Kryeministria, qendra dhe institucione të tjera të rëndësishme. Ka afër disa institucione arsimore, sociale, tregtare dhe kënde lojrash për fëmijë.
Zona ka pranë një rrjet të mirëfilltë të institucioneve arsimore-shoqërore si dhe sherbime të ndryshme si: supermarkete, kopshte, cerdhe, bar-restorante, klinika mjeksore dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Vila ka hapësira të konsiderueshme te ambienteve, me lartësi të bodrumit 5 M, ka 5000 litra depozitë uji etj. Prona mund të rikonstruktohet më mirë duke u përshtatur sipas nevojave dhe është me mundësi vendosje te ashensorit. Vila është e rrethuar e gjitha dhe me hapësire të madhe të oborrit.
Vilë në shitje 4 katshe + bodrum me siperfaqe totale ndertimi 697 m2 + 100 m2 verande + 348 m2 oborr. Kati përdhe ofron 4 ambiente të mëdha, korridorin, tualetin dhe veranda. Kati i parë ofron 3 ambiente, depo, tualeti dhe 3 ballkone. Kati i dytë ofron 3 ambiente, 2 tualete dhe 3 ballkone. Kati i trete ofron një ambient të madh, tualeti, 2 ballkone dhe veranda. Bodrumi mund të perdoret për ambiente të tjera ndihmese për vilen si depo, lavanderi, etj. Aktualisht parkohet 1 makine por ka mundesi zgjerimi per me shume makina.
Vila është mundësi shumë e mirë investimi për Airbnb, klinikë mjekësore, klinikë dentare, klinikë kozmetike, zyra kompanie dhe aktivitete të tjera biznesi. Mund të ndahet dhe në 3 apartamente për banim ose investim.
Me certifikatë pronësie.