RRUGA “ISMAIL QEMALI”
Jepet apartament 3+1 me qira, i cili ndodhet në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, me një vendodhje strategjike, ne qender te zones se Bllokut, 5 minuta nga Kryeministria dhe institucione të tjera të rendësishme. Fare pranë qendrës së Tiranes, afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lodrave për fëmijë.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime të ndryshme dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Prona ndodhet në një godinë me punime shumë të mira, me ashensor dhe administrim shumë të mire e siguri 24 orë. Apartamenti ka punime shumë cilësore, me sistem kondicionimi në cdo ambient, i mobiluar me pajisje moderne dhe bashkëkohore, sistem sigurie, dritaret me grila dhe me pamje shumë të bukur të zones.
Apartament me qira 3+1 me sipërfaqe të bollshme prej 196 m2 + 100 m2 verande, ndodhet ne katin e 3-te. Organizohet nga salloni i madh, kuzhinë + ngrënie, 3 dhoma gjumi, dhomë lavanderi, 2 tualete dhe veranda e madhe.