Shitet super penthouse te “Rose Garden” Residencë, një nga komplekset më të reja të apartamenve elegante dhe plot stil, e cila do të ketë një ndërthurje të përsosur me bukuritë natyrore përreth dhe vetem 10.1 km larg qendres së Tiranës. Pozicionimi pranë Qendrës Tregtare më të madhe TEG dhe e lokalizuar në afërsi me një nga kryqëzimet më të rëndësishme, pranë Unazës së madhe dhe stacioni i autobuzave, krijon avantazh për banorët për akses në rrugët kombëtare që bën të mundur lidhjen me jugun e Shqiperisë dhe me qytetet kryesore të vendit si Elbasani, Durrësi etj.
Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si “Rolling Hills” Residence, “Long Hills” residence, shumë afër me Tirana East Gate, “Tirana International School”, “Ëorld Academy”, Shkolla 9-vjecare “Kings Tirana” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.
Prona ndodhet në një godine 3 katshe + 1 kat nentoke. “Rose Garden” Residence është e pozicionuar mes gjelbërimit ofron jetesë të shëndetshme, komode dhe të qetë dhe cilësi të lartë ndërtimi, komunitet te përzgjedhur, parkim të garantuar, privatësi dhe qetësi, rezidence të rrethuar me siguri maksimale e survejim të të gjithë hapësirës 24/7.
Penthousi në shitje ofron punime shumë cilësore, fasade sistem kapote + pllaka terrakote, dritare tavan dysheme, xhama triplex, grila elektrike, panele diellore, jacuzzi per 4 persona etj.
Pentohuse në shitje 3+1 me siperfaqe neto 157.20 m2 (180.78 m2 bruto) kati i 3-te + 138 m2 siperfaqe ekstra verande e cila eshte e aksesueshme me shkalle te brendshme nga apartamenti, ne te cilen ndodhet dhe një Jacuzzi për 4 persona si dhe panelet diellore. Apartamenti organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, 3 dhoma gjumi, 2 tualete, ballkon dhe veranda.