Pershkrimi i Prones

“Rose Garden” Residencë është një nga komplekset më të reja të apartamenve elegante dhe plot stil, e cila do të ketë një ndërthurje të përsosur me bukuritë natyrore përreth dhe vetem 10.1 km larg qendres së Tiranës. Pozicionimi pranë Qendrës Tregtare më të madhe TEG dhe e lokalizuar në afërsi me një nga kryqëzimet më të rëndësishme, pranë Unazës së madhe dhe stacioni i autobuzave, krijon avantazh për banorët për akses në rrugët kombëtare që bën të mundur lidhjen me jugun e Shqiperisë dhe me qytetet kryesore të vendit si Elbasani, Durrësi etj.

Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si “Rolling Hills” Residence, “Long Hills” residence, shumë afër me Tirana East Gate, “Tirana International School”, “World Academy”, Shkolla 9-vjecare “Kings Tirana” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.

Projekti “Rose Garden” Residence, është kompleks banimi i ri i cili do të ofrojë 65 apartamente të organizuara në dy godina 3 katëshe + 1 kat nëntokë, 109 poste parkimi dhe mur rrethues.

“Rose Garden” Residence e pozicionuar mes gjelbërimit do t’ju ofrojë jetesë të shëndetshme, komode dhe të qetë. Ofron cilësi të lartë ndërtimi, fasadë të ventiluar të veshur me sistem kapote për termoizolim, dritaret termoizolim me xhama triplex që shkojnë në të gjithë gjatësinë e katit. Densiteti i ndërtimit është 1.2 i cili lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara. Do të ofrojë park rekreativ të gjelbëruar, komunitet te përzgjedhur banorësh, parkim të garantuar, privatësi dhe qetësi, rezidence të rrethuar me siguri maksimale e survejim të të gjithë hapësirës 24/7 dhe parking nëntokesor të cilat mundesojne mos dukjen e makinave siper në terren etj.

Apartament ne shitje 2+1 me siperfaqe neto 85 m2 (98 m2 bruto) + 36 m2 verande, kati i pare. Është i organizuar nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualeti, dhomë gjumi tjeter, tualeti dhe veranda qe lidhet me te gjitha dhomat.

Cmimi perfshin dhe 2 poste parkimi te cilat kane hapesire te madhe deri ne 3 makina.

Detajet e Prones

Cmimi: 330,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 1
Katet: 3
Sip. e brendshme: 85 m2
Sip. Totale: 98 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1382

Vendodhje

Whatsapp