Radio Televizioni Shqiptar RRUGA “THEMISTOKLI GERMENJI”, PRANE TVSH
Apartament dubleks unik luksoz per qira, me një vendodhje shumë të mirë, pranë stadiumit “Air Albania”, afer ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Liqenit te Tiranës, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit e cila ofron jetesë elitare.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Prona ndodhet në një godine 6 katshe, me ashensor. Apartamenti është mjaft i organizuar me hapësira të bollshme dhe ofron rifinitura shume të mira, i shtruar me parket druri laminat, oxhak druri funksional, dritaret janë shumë cilësore alumin termik, grilat persiane, panel diellor, depozite uji personale etj.
Apartament dubleks me qira 4+1 me sipërfaqe neto 300 m2 + 114 m2 verande + 30 m2 siperfaqe e perbashket (450 m2 siperfaqe totale ndertimi) + tarrace me siperfaqe 150 m2, e cila ka akses nga veranda. Prona ndodhet ne katin 5+6. Hyrja e apartamentit është nga kati i 6-të i cili organizohet nga një ambient i madh para dhome, ambienti i ndenjes + kuzhine + ngrënie, dhome gjumi + garderobe, me dalje ne verande e cila ka hapësirë shumë të madhe dhe me akses direkt në tarracen e shfrytëzueshme dhe tualeti me dritare. Kati tjeter organizohet nga dhomë matrimoniale + ballkon + garderobe + tualeti, dhomë gjumi tjeter + garderobe + ballkon, dhomë tjetër gjumi dhe një tualet dite.