Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës dhe buzë liqenit te saj, pranë natyrës, në ajër të pastër, nje vend qetësie dhe çlodhjeje, cili do ofroje jetesë elegante, unike dhe luksoze. Ndodhet vetem 5 min. nga TEG, me akses të drejtperdrejte me Unazen Lindore, 10 min. nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe me akses te dyfishte me qytetin e Tiranes nepermjet rruges dytesore, prane hyrjes se kompleksit.
Rolling Hills Liqeni, nuk është thjeshtë një rezidence banimi por nje qender e vertete komunitare që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitektures së përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vilë te cilat kane planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral gjate gjithe kohes. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit.
Avantazhet e prones:
Akses të drejtpërdrejtë në “Lungolagon” përgjatë Liqenit të Farkës.
Park të gjelbëruar me hapesira rekreative, kend lojrash dhe fusha sportive dedikuar cdo moshe
Plazza dedikuar shërbimeve të ndryshme si bare, restorante, markete, etj. të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë sherbime te nevojshme
Cilësi absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura
Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit që i lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara
Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë
Investim i sigurt me cmim te favorshem
Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta
Komunitet i përzgjedhur banorësh
Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7
Vilë individuale në shitje 3 katshe, me siperfaqe totale ndertimi 351.49 m2 + 598.65 m2 oborr. Organizohet nga kati perdhe i cili ofron open space, lavanderi, dhomë teknike dhe tualet. Kati parë ka sallonin + ambient ngrënie + kuzhinë, dhome gjumi, tualet me dritare dhe depo. Kati i dytë ka dhomë matrimoniale + tualet me dritare + garderobe, 2 dhoma gjumi (njera me garderobe), tualet me dritare dhe veranda. Vila ka dhe 2 poste parkimi të hapura.
Parashikuar të mbarojë ne Dhjetor 2025.