Jepet apartament 1+1 me qira, në një nga zonat më te mir ate periferise se Tiranes, ku ka ndertesa te ulta, vetem me dy ose tre kate. Ndodhet vetëm 2 Km nga Qendra Tregtare “TEG” dhe 200 m nga Autostrada Tirane-Elbasan. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana International School dhe World Academy of Tirana dhe vetëm 9 km nga qendra e Tiranës.
Apartamenti ndodhet ne nje pallat ekzistues, ka ambient relaksi me kopësht të gjelbëruar dhe parkim për makine.
Apartament me qira 1+1 me sipërfaqe të bollshme prej 55 m2, ndodhet në katin e dyte. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, dhome gjumi, ballkon dhe tualet.