Pershkrimi i Prones

PRANE RRUGES “DON BOSKO”

Jepet apartament 2+1 me qira, i cili ndodhet në një zonë mjaft të mirë, pranë zones “Don Bosko”, Zogut të zi, unazes se vogël dhe shumë afër me arterien kryesore hyrëse në Tiranë, rrugen e “Durrësit”. Ka afër disa nga institucionet e larta shtetërore, arsimore-kulturore, shoqërore dhe vetëm 15 minuta ecje nga qendra e Tiranës.

Apartamenti ndodhet në një pallat cilësor prej 8 kate me ashensor dhe me një administrim shumë të mirë. Ka kubature te rregullt dhe hapesira te medha te ambienteve.

Apartament me qira 2+1 me sipërfaqe 140 m2, kati i 6-te me orientimin veri-perendim. Organizohet nga një dhomë ndenjë + kuzhinë + ngrënie, dy dhoma gjumi, lavanderi, dy tualete dhe dy ballkone. Është totalisht i mobiluar me pajisje shume te mira, sistem kondicionimi, dritaret me grila etj.

Cmimi është neto.

Detajet e Prones

Cmimi: 550 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 6
Ashensor: Po
Sip. Totale: 140 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF978

Vendodhje

Whatsapp