Jepet dyqan gjysem bodrum me qira, i cili ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, buzë rruges kryesore, me një shikueshmëri shumë të lartë. Vetem 20 metra nga sheshi “Willson”, fare pranë ish Bllokut, afer me Tiranen e re dhe Unazen e vogel te kryeqytetit e zona të tjera të njohura.
Zona në fjalë është me dendësi të madhe popullate dhe me larmi të shumta aktivitetesh biznesi.
Dyqani ka strukturë të rregullt, rifinitura të mira dhe sistem kondicionimi.
Dyqan me qira me sipërfaqe neto 85 m2 (94 m2 bruto), gjysem bodrum, me orientimin perendim, me hyrje nga rruga kryesore. Përbëhet nga nje ambient open space, 1 zyre dhe tualeti. Ambienti është i përshtatshëm për dyqan, magazinim, prodhim dhe aktivitete të tjera biznesi.