Pershkrimi i Prones

Vilë për qira e pozicionuar te Parku i Liqenit, ne zonen me elitare dhe me eskluzive te qytetit, shume pak vila jane ndertuar ne ate zone, 2.5 km nga qendra e Tiranes, në një zonë shumë të qetë dhe të gjelberuar, shume afer me Unazen e Re, me rruge të rregullta komunikimi me zona të tjera përqark dhe me qytetin.

Vendodhja e saj ofron qetësinë, privatësinë, gjelbërimin, ajrin e pastër dhe një panoramë shumë të bukur të zonës. Ka punime shumë cilësore, e termoizoluar, sistem ngrohje ftohje me ajër të kondicionuar, kopësht të gjelbëruar dhe të sistemuar shumë bukur, dalje direkt në rrugën kryesore.

Vile per qira me sipërfaqja 600 m2 ku secili kat ka nje siperfaqe prej 150 m2. Sipërfaqja e truallit  1000 m2. Ne katin perdhe gjendet nje ambient depozitimi, ambient i vecuar per sistemin e ngrohjes se ujit te pishines dimerore, ambient i vecuar per gjenerator me linje korentit 3 fazor dhe tualeti. Kati i pare perbehet nga ambienti i ndenjes me oxhak te veshur me gure, ambienti i gatimit i vecuar, 2 dhoma gjumi nga te cilat njera eshte me tualet me vete dhe nje tualet tjeter. Kati i dyte perbehet nga nje ambient ndenjie me ambient te vecuar gatimi, 3 dhoma gjumi nga te cilat njera eshte me tualet brenda me vaske me hidromasazh, nje tjeter tualet me vaske me hidromasazh  dhe nje garderobe. Kati i tretë perbehet mga ambienti i ndenjies, ambient gatimi i vecuar, 2 dhoma gjumi, tualeti dhe garderobe.

Vila eshte e pajisur me panele diellore me kapacitet 400 litra, sistem ngrohje me gaz i cili furnizon te gjithe godinen, njekohesisht vila ka izolim akustik dhe termik. Oborri eshte i mbjelle me peme dekorative me rreth 50 lloje te ndryshme pemesh si dhe ka dhe pishine verore 50 m2.

Mundesi parkimi nga 4 deri ne 8 makina.

Cmimi eshte bruto.

Detajet e Prones

Cmimi: 6,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. Totale: 600 m2
Tualetet: 5
Referenca: INF1012
Whatsapp