Jepet apartament 2+1 me qira, i cili ndodhet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, vetëm 500 metra nga Pazari i Ri dhe Sheshi “Skenderbej”, afër Ambulances Qendrore, Prokurorisë së përgjithshme dhe një rrjeti të mirëfilltë institucionesh arsimore-kulturore, shtetërore, shëndetësore etj.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, siguri, infrastrukturë, zonë të dedikuar për këmbësorë dhe bicikleta etj.
Apartamenti ndodhet në një pallat cilësor 8 katsh me ashensor dhe me administrim shumë të mire.
Apartament me qira 2+1, me sipër faqe neto 85 m2 (95 m2 bruto), pozicionohet në katin 5-të me orientimin jug-perëndim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë+ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkoni. Është totalisht i mobiluar me pajisje shumë cilesore dhe me stil bashkekohor, sistem ngrohje-ftohje me kondicioner, dritaret me grila etj.