Pershkrimi i Prones

RRUGA “DERVISH HIMA”

Apartament 2+1 për qira me një vendodhje shumë të mirë, pranë gjelbërimit e ajrit të pastër të Parkut Kombëtar të Tiranës, afër stadiumit “Air Albania”, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.

Objekti Ambasador 3 ku ndodhet prona, ofron vendodhje elitare, cilesi të lartë ndertimi, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, ndricim natyral, jetesë në komunitet të përzgjedhur, 4 ashensore inteligjent, 4 kate parkim dhe pamje magjepëse të gjelbërimit të parkut kombëtar.

Apartamenti është me rifinitura shumë cilësore, mobilim i pjesshëm por me cilësi të lartë. I pajisur me sistem kondicionimi për ngrohje-ftohje, të gjitha ambientet të shtruara me parket cilësor, kuzhinë moderne, pajisjet hidrosanitare të një cilësie shumë të lartë etj.

Apartament me qira 2+1 me sipërfaqe 110 m2, kati 12 me orientimin veri-lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine, 2 dhoma gjumi, 1 tualet, 1 dhome per garderobe dhe ballkoni. Apartamenti ka pamje shume te bukur te zones. Eshte gjysem i mobiluar por dhe mund te mobilohet plotesisht, ne varesi te kerkeses se klientit.

Cmimi eshte bruto.

Detajet e Prones

Cmimi: 1,500 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 12
Ashensor: Po
Sip. Totale: 110 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Pjesërisht e mobiluar
Referenca: INF1058
Whatsapp