Pershkrimi i Prones

VETEM 5 MIN NGA TEG, TIRANA INTERNATIONAL SCHOOL

Rolling Hills Residence, vendi ideal për të jetuar ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School dhe World Academy of Tirana.

Vila per qira, ka arkitektur neoklasike franceze dhe ndodhet në nje nga rezidencat më cilësore dhe elitare në zonë, e cila ofron siguri 24 orë, fasada të mëdha xhami infrastrukture moderne, privatesi, gjelberim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, Park Rekreativ 16.000 m2 etj.

Ofron punime shume cilesore, sistem kondicionimi Daikin, rifinitura shumë të mira, nje nga tualetet eshte me vaske cilesore, e gjithe vila e shtruar me parket laminat, oborr të sistemuar shumë bukur dhe të gjelbëruar. Vila ka pishine dhe parkim per 2-3 makina.

Vile luksoze per qira 2 katëshe + bodrum me sipërfaqe ndërtimi 319 m2 + sipërfaqe truall 619 m2. Ne katin -1 vila ofron lavanderin, depo dhe ambient rekreativ. Kati perdhe ofron ambient ndenje me oxhak, kuzhine e vecuar + ngrënie, një dhomë gjumi, tualeti me dritare dhe veranda. Kati i dyte ofron 2 dhoma gjumi, dhomë matrimoniale + tualetin brenda, tualet dite dhe 2 ballkone. Gjithashtu dhe catia është e shfrytëzueshme.

Vila jepet me qira pjesërisht e mobiluar.

Cmimi është neto.

Detajet e Prones

Cmimi: 4,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. Totale: 319 m2
Tualetet: 3
Mobilimi: Pjesërisht e mobiluar
Referenca: INF1105
Whatsapp