Pershkrimi i Prones

Green Coast Village është nje projekt modern që frymezon rrjedhen e deshiruar natyrale të jeteses së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombetar të Llogarase. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 150 M nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shendetshem, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe prane freskisë së detit.

Projekti i Green Coast Village është realizuar nga EAA-Emre Arolat e cila është studio arkitekturore me famë ndërkombëtare, që i ka dhene jetë këtij projekti unik. Arkitektura e projektit shkrihet natyrshëm me mjedisin, duke i qëndruar besnik teksturës natyrale të zonës shkëmbore. Gama e ngjyrave është përzgjedhur në përputhje me arkitekturën mesdhetare dhe fasadat e mëdha lejojnë që hapësirat e brendshme dhe të jashtme të bashkohen dhe të funksionojnë si një e tërë.

Rezidenca do të ofrojë vila dhe apartamente me pamje nga deti dhe nga mali me cilësi të lartë ndertimi, infrastrukturë të standarteve europiane, opsione për pishine private dhe tarraca të gjelbërta, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, sherbime dhe lehtesira me dyqane, bar-restorante te markave nderkombetare, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.

Vilë e bashkangjitur 2 katshe ne shitje, me sipërfaqe ndertimi 189.13 m2 + 25.47 m2 verande + 337.88 m2 toke + 21 m2 pishina, me pamje te bukur. Kati perdhe perbehet nga 3 dhoma gjumi + tualetet perkatese dhe veranda. Kati pare perbehet nga holli, ambient ndenje + ngrenie + kuzhine, tualeti, ballkon dhe tarraca. Vila ka pishine dhe parkim te hapur për 2 makina.

Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2026

Detajet e Prones

Cmimi: 960,000 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 2
Sip. Totale: 189 m2
Tualetet: 4
Referenca: INF1110
Whatsapp