RRUGA “NAIM FRASHERI”
Apartamenti për qira 2+1 ndodhet në një nga zonat më të qeta dhe të preferuara, afër me disa institucione arsimore, shoqerore, shtetërore dhe tregtare. Shumë afër me një nga kryqëzimet kryesore të Tiranës, “Zogun e zi” dhe fare pranë me rrugen e “Kavajes” dhe vetëm 5 minuta larg nga Tirana.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime të ndryshme etj.
Apartament me qira 2+1 me siperfaqe 115 m2 pozicionohet në katin 3-të, me ashensor. Është i organizuar nga dhome ndenje+kuzhine+ngrenie, 2 dhoma gjumi të bollshme, korridori, tualeti dhe ballkoni. Apartamenti është totalisht i mobiluar dhe i investuar shume mire. Me kondicioner dhe dritaret me grila.