Sheshi Skënderbej (Qendër) QENDER, SHESHI SKENDERBEJ
Apartament 3+1 ne shitje me pamje unike nga sheshi Skenderbej, te një nga projektet më të reja moderne te vecanta, e cila ndodhet në zemër të Tiranes, me një arkitekturë me standarte bashkëkohore. Vendodhja buzë Sheshit Skënderbej, afer Tirana International Hotel, Xhamisë e kulles së sahatit, i jep projektit një vlerë të lartë strategjike në zhvillimin e qendrës së kryeqytetit. Me akses të pakrahasueshem me të gjitha institucionet kryesore shtetërore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, në një nga zonat më të preferuara.
Godina është një ndërtesë multifunksionale e cila ofron apartamente elegante, zyra dhe ambiente komerciale moderne. Në objekt po aplikohen standartet më të larta të ndërtimit, duke ofruar cilësi shumë të lartë në konstruksion në rifiniturë dhe arkitekturë super moderne. Projekti modern dhe sherbimet e ndryshme që do të ofrohen në këto ambiente do ti japin një vlerë unike dhe kthim të sigurtë të investimit tuaj si tek ambientet e banimit dhe ato të biznesit.
Projekti do të jetë me strukturë 25 kate ku do të përfshihen qender biznesi, apartamente si dhe 5 kate parkim nëntokë. Në katet e para do të zënë vend zyra, biznese të ndryshme që do të kenë mundësin të zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në dyqanet luksoze. Në katet e sipërme do të jenë apartamentet e banimit të cilat kanë orientim shumë të mirë ku mbizotëron drita dhe pamja e bukur e qendres.
Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 169.67 m2 + 28.80 m2 sip. e perbashket (198.47 m2 bruto) + 57.89 m2 verande, kati 12 dhe pamje shume te bukur. Do te ofroje kuzhinen ne ambient te veçuar me drite natyrale dhe dalje ne verande, ambientin e ndenjes me dalje ne verande dhe pamje nga sheshi Skenderbej, tualet dite, dhome gjumi me tualet dhe dalje ne ballkon, dhome gjumi me tualet dhe dalje ne ballkon, dhome gjumi matrimoniale me tualet te dedikuar dhe dalje ne verandë. Apartamenti ka drite natyrale gjate gjithe kohes per arsye te fasades se xhamit dhe orientimit jug-perendim.
Per me shume kontaktoni: +355 69 605 4036
Parashikohet te mbaroje brenda Dhjetor 2026