Apartament 2+1
Në zemër të Tiranës fare pranë Sheshit Skënderbej, përballë Parlamentit jepet apartament 2+1 me qira. Një ndër zonat më të kërkuara, e cila vetëm me rrugë këmbësore lidhesh lehtësisht me akset kryesore të kryeqytetit, me institucionet shtetërore, arsimore dhe kulturore.
Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, bicikleta, qendra tregtare, shkolla, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante sherbime të ndryshme etj.
Prona ndodhet në një godine me ashensor dhe me administrim shumë të mirë. Apartamenti është totalisht i mobiluar me mobilje shume te mira dhe sistem kondicionimi etj.
Apartament me qira 2+1, me sipërfaqe 95 m2 pozicionohet në katin e 5-të. Organizohet nga ambient ndenje, kuzhine pak e vecuar + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete njeri eshte me vaske dhe 2 ballkone.