Pershkrimi i Prones

Rezidence e re banimi shumë cilësore, vazhdimesi e ndertimeve Eco-Tech me nje vendodhje shumë të mirë, në një terren kodrinor mes ajrit të paster dhe gjelberimit. E rrethuar nga drita natyrale e diellit, ajri i pastër dhe peisazhi i gjelbër, rezidenca Cuci 3 është projektuar të ofrojë komoditetin dhe funksionalitetin e nevojshëm për familjen tuaj, me hapësirat e nevojshme dhe ndërtim me cilësi të lartë. Infrastruktura rrugore e zhvilluar bën të mundur që të jetë lehtësisht e aksesueshme me autostraden Tiranë-Elbasan e cila ndodhet pak metra larg ndërtimit të këtij projekti të ri rezidencial, qendren tregtare TEG, Parkun e Liqenit Artificial, kryeqytetin dhe zonat e tjera perreth. Një nga zonat më të preferuara për të jetuar në privatesi.

Rezidenca “Çuçi” 3 është në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, larg zhurmave te qytetit, ne mes të gjelberimit, ajrit të paster dhe qetesise.

Rezidenca do te ofrojë arkitekture unike dhe bashkëkohore sipas standartit të ndërtimit “Eco-Tech” për të qënë një nga ndërtimet me cilësinë me të lartë në kete zone. Orientim shumë të mirë me dritën e diellit, fushëpamje të gjerë të zones perreth, privatesi, vilat nuk pengojne pamjen e tjetres, hapësira të mëdha parkimi te rrethuara me kopshte të gjelbëruara dhe sherbime te garantuara. Kompleksi është i aksesueshem nga disa rrugë, siguri maksimale 24 orë dhe vend-roje etj.

Vilë individuale në shitje 2 katshe + bodrum me siperfaqe ndertimi 251.4 m2 + 278.2 m2 toke. Bodrumi është open space i cili mund të organizohet sipas kerkesave të klientit, tualeti, dhomë teknike, lavanderi etj. Kati përdhe është i organizuar nga ambient ndenje i cili ka dhe oxhakun funksional, kuzhine + ngrënie, tualeti dhe ballkoni. Kati i parë është i organizuar nga dhomë matrimoniale + tualeti me dritare, 2 dhoma gjumi, tualeti me dritare dhe ballkoni.

Vila ka dhe 2 poste parkimi.

Parashikuar të mbaroje ne Korrik 2026

Detajet e Prones

Cmimi: 499,720 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. Totale: 251 m2
Tualetet: 4
Referenca: INF1218
Whatsapp