Pershkrimi i Prones

Vilë moderne elitare per qira, në nje zone eskluzive banimi, vetem 2 km nga qendra e Tiranes, 750 metra nga Liqeni dhe Unaza e Madhe e Tiranes, një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranes, vendi ideal për të jetuar, me ajer të paster dhe shumë të qete, e cila është e zhvilluar vetem me vila banimi private.

Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme.

Vila ofron punime shumë cilësore të standarteve evropiane, termoizolim i izoluar me sistem kapot, sistem ngrohje-ftohje qendror Chiller për të gjitha ambientet, i shtruar me parket druri cilësor, oxhak funksional, vetrata të mëdha tripleks me pamje te hapur të bukur drejt Liqenit të Tiranes dhe Malit te Dajtit etj. Mobilim shumë cilësor dhe bashkëkohor të markave më të njohura në treg duke ofruar kështu të gjitha komoditetet e mundshme për një stil jetese të standartit të lartë. Vila ka ashensor.

Vile 4 katshe + bodrum, me qira me siperfaqe totale ndertimi 900 m2 + 1200 m2 siperfaqe toke. Në katin -1 vila organizohet nga 2 poste parkimi, ambient teknik, lavanderi dhe pjesa tjeter e hapesires qe mund te perdoret per palester, dhome lojrash per femije etj. Bodrumi ka ajrim dhe ndricim natyral teresisht. Kati perdhe është i organizuar nga dhoma e ndenjes, kuzhine + ngrenie, 2 dhoma gjumi + tualetet perkatese, 1 tualet dite. Kati I pare organizohet nga sallon i madh ne te cilin ndodhet dhe nje oxhak funksional me dru, dy dhoma gjumi + tualetet perkatese, tualet dite. Ne katin e dyte ndodhet nje dhome matrimoniale + garderobe + tualeti me vaske te integruar, nje ambient per zyre dhe dhome gjumi me tualet brenda dhe veranda e cila ofron pamje fantastike nga Liqeni i Tiranes. Te treja katet kane ballkone dhe veranda relaksuese me pamje drejt qytetit.

Oborri eshte i sistemuar shume bukur + pishina dhe hapesire parkimi per 6 makina.

Vila është e pershtatshme per te jetuar edhe dy familje te medha.

Per me shume informacion telefononi: +355 67 20 43 899

Detajet e Prones

Cmimi: Çmimi sipas kërkesës
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 4
Ashensor: Po
Sip. Totale: 900 m2
Tualetet: 9
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1221
Whatsapp