Zogu I Zi RRUGA “DRITAN HOXHA”, 500 M NGA “RING CENTER”
Apartament ne shitje ne një nga komplekset e reja te banimit, me hapësirë multifunksionale në hyrje të Tiranës. Pozicionohet strategjikisht përgjatë aksit kryesore të lëvizjes Tiranë-Durres, gjë që bën të mundur lidhjen direkt me qendren e kryeqytetit dhe me zonat e qytetet jashtë saj. Pozicion shumë i favorshem për akses të lehtë në gjitha drejtimet dhe kontaktin e parë nga vizitorët apo kalimtarët. Ndodhet 1.6 km nga qendra, 500 m nga Zogu i zi, 900 m larg nënkalimit të Laprakes, dhe vetem 14 km nga Aeroporti “Nene Tereza”.
Pozicioni i kompleksit favorizon komunitetin e saj me akses të drejtëpërdrejtë ndaj sherbimeve të tilla si: shkolla, universitete, qendra spitalore, qendra tregtare, transport urban dhe të gjitha këto me një rreze prej 1 km. Brenda kësaj rrezeje në afërsi me kompleksin ndodhen 5 objekte arsimore si: shkolla 9 vjecare, te mesme, kolegje dhe universitete si dhe objekte nder me te njohura te sherbimit shëndetësor si: Spitali Hygeia, Ushtaraku (Spitali Universitar i Traumes) dhe qendra te tjera shëndetësore.
Kompleksi ofron akses të drejtëpërdrejtë dhe vizibilitet maksimal në rrugë kryesore, 10 minuta nga qendra e kryeqytetit, punime shumë cilësore, fasade e ventiluar nga teknologjia më e fundit, zona rekreative, hapesira të gjelberta, facilitete dhe sherbime te garantuara brenda kompleksit, siguri e larte dhe komoditet, administrim dhe mirembajtje, parkim te garantuar.
Apartament ne shitje 3+1 me siperfaqe neto 95.60 m2 (111.96 m2 bruto) kati 4, me orientimin veri-lindje-jug. Organizohet shume mire, me ambient ndenje + kuzhine + ngrënie me dalje ne ballkon, dhome matrimoniale + tualetin brenda, 2 dhoma gjumi dhe tualeti.
Mundesi blerje dhe parkime ne katet e poshtme te nderteses.
Parashikuar te mbaroje ne Shtator 2025