Pershkrimi i Prones

9 KM NGA QENDRA E TIRANES

Apartament 2+1 ne shitje te Secret Garden Residence, i cili ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës në mes të gjelberimit, ajrit të paster dhe qetësisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shume afer me Rolling Hills Residence, TEG, Tirana International School dhe World Academy of Tirana dhe vetëm 15 minuta me makinë nga qendra e kryeqytetit.

Secret Garden Residence ofron siguri 24 ore, stilin e jetesës elegante, pranë kryeqytetit por larg zhurmes dhe kaosit urban, sherbime, infrastrukture moderne, privatësi, gjelberim, ajer të paster, mirëmbajtje elitare, jetese në komunitet, etj.

Apartamenti në shitje ofron punime shumë të mira dhe është projektuar me arkitekt të dedikuar. Prona ju jep mundësinë që të shijoni qetësinë dhe relaksin që ofron zona.

Apartament në shitje 2+1 me siperfaqe neto 98 m2 (106 m2 bruto), kati i dyte nga toka te nje godine 3-katshe. Është i organizuar nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualetin brenda, dhomë gjumi tjeter, tualeti + vend per lavanderi dhe 2 ballkone.

Me certifikatë pronësie.

Ka mundesi parkingu.

Detajet e Prones

Cmimi: 239,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 2
Katet: 3
Sip. e brendshme: 98 m2
Sip. Totale: 106 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF1253
Whatsapp