Jepet vile me qira, e cila ndodhet në fshatin Sauk, 2 KM nga qendra e Tiranës, në një zonë shumë të qetë me akses të drejtpërdrejtë me Unazen e madhe dhe me zonat e tjera përreth dhe qytetin.
Vendndodhja e viles ofron qetësi, ajër të pastër dhe privatësi. Në pronë janë bërë investime ekstra si sistem izolimi kapot, dritaret me sistem termik dhe akustik, panel diellor, oborr te gjelberuar etj.
Vilë 2 katshe + papafingo per qira, me siperfaqe ndertimi 350 m2 + toke 550 m2. Në katin e parë vila organizohet nga një sallon i bollshëm, ambient ndenje + ambient ngrenie, ambient gatimi dhe një tualet. Në katin e dytë ndodhen 7 dhoma gjumi dhe 4 tualete. Në katin përdhe ndodhet lavanderia dhe parkimi.
Cmimi eshte neto.