Sheshi Skënderbej (Qendër) QENDER, SHESHI SKENDERBEJ
Dyqan në shitje te një nga projektet më të reja moderne unike, e cila ndodhet në zemër të Tiranes, me një arkitekturë të veçantë dhe me standarte bashkëkohore. Vendodhja buzë Sheshit Skënderbej, afer Tirana International Hotel, Xhamisë e kulles së sahatit, i jep projektit një vlerë të lartë strategjike në zhvillimin e qendrës së kryeqytetit. Me akses të pakrahasueshem me të gjitha institucionet kryesore shtetërore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, në një nga zonat më të preferuara.
Godina është një ndërtesë multifunksionale e cila ofron apartamente elegante, zyra dhe ambiente komerciale moderne. Në objekt po aplikohen standartet më të larta të ndërtimit, duke ofruar cilësi shumë të lartë në konstruksion në rifiniturë dhe arkitekturë super moderne. Projekti modern dhe sherbimet e ndryshme që do të ofrohen në këto ambiente do ti japin një vlerë unike dhe kthim të sigurtë të investimit tuaj si tek ambientet e banimit dhe ato të biznesit.
Projekti do të jetë me strukturë 25 kate ku do të përfshihen qender biznesi, apartamente si dhe 5 kate parkim nëntokë. Në katet e para do të zënë vend zyra, biznese të ndryshme që do të kenë mundësin të zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në dyqanet luksoze. Në katet e sipërme do të jenë apartamentet e banimit të cilat kanë orientim shumë të mirë ku mbizotëron drita dhe pamja e bukur e qendres.
Dyqan në shitje me siperfaqe neto 158.95 m2 +17.52 m2 te perbashketa (176.47 m2 bruto) + siperfaqe bodrumi 94.55 m2 neto. Prona ndodhet ne katin perdhe buze rruges kryesore dhe është me orientimin jug-lindje-perendim. Është i organizuar në katin perdhe open space me lartesi 5 M. dhe nepermjet shkallëve të brendshme zbret ne katin -1 te bodrumi i cili ka lartesi 3 M.
Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2026