Apartament në shitje 2+1 në një kompleks të ri, i cili ndodhet midis ish Fushes së Aviacionit, Unazës së madhe, rruga “Teodor Keko”, me te cilin ka akses te drejtperdrejt dhe që lidhet lehtësisht me akset rrugore si rruga “Kavajes”, “Dritan Hoxha” dhe i arritshem me këmbë në zonen e 21 Dhjetorit. Ndodhet fare pranë Lumit të Lanes, i cili me sistemimin e shtratit të tij, projekt i miratuar nga Qeveria Shqiptare ka krijuar mundesine që të ketë akses me unazen e madhe dhe unazen e vogël të Tiranës.
Rezidenca është dizenjuar për të ofruar siguri, qetësi dhe akses të lehtë në qendrën e qytetit e jasht tij, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë një mjedis të këndshëm dhe të sigurt. Me apartamente moderne dhe hapësira të gjelbra, sherbime të ndryshme brenda rezidences, ky kompleks ofron kushte dhe standart te lartë jetese. Godina është 7 kate + parkim nëntokësor. Ofron punime shumë cilësore, 1 ashensor Schindler per 8 veta, shkalla e pallatit me dritare, termoizolim, dritaret dhe vetratat duralumini të inkasuara, instalime hidraulike dhe elektrike të gjitha italiane, vetrata dopio xham me mbyllje hermetike, izolim i ballkoneve, izolim akustik, sistem administrimi dhe siguri 24 orë, etj.
Apartamenti ofron punime shumë cilësore, i shtruar me parket druri cilësor, grila dhe perde nga më të mirat, Kondicioner Multisplit Midea, elektroshtëpiaket nga më të mirat etj.
Apartament në shitje 2+1 me siperfaqe neto 92.8 m2 (107.1 m2 bruto), kati 5 me orientimin veri-perendim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine, 2 dhoma gjumi, 2 tualete me dritare dhe ballkoni i cili lidhet me sallonin.
Cmimi i apartamentit 225,000 Euro + Parkimi në katin -1 me cmimin 30,000 Euro
Me çertifikatë pronësie.
Mundësi e mirë për banim dhe si investim sepse është me qira 600 Euro/muaj