Pershkrimi i Prones

Shitet apartament 1+1 në qytetin e bukur të serenatave, në juglindje te Shqiperise. Ndodhet vetëm 200 M nga Bulevardi “Republika” në të cilin ndodhen një shumëllojshmëri baresh, restorante, dyqane, hotele, stadiumi “Skënderbeu”, shkolla të mesme, Universiteti “Fan Noli”, Kinema Majestic etj. Është vetëm 350 M nga pedonalia e qytetit dhe 450 M nga Katedralja e Korçes.

Apartamenti ndodhet në lagjen më të vjetër të qytetit dhe është i arreduar me arkitekt me stil bashkëkohor dhe komod. Aktualisht është në vitin e pestë që perdoret për AirBnb dhe nga vlerësimet e klienteve është Super Host, me 120 netë të rezervuara gjatë gjithë vitit dhe me te ardhura mesatare 6000 Euro/viti.

Godina në të cilen ndodhet prona është 3 katshe në të cilen janë gjithsej 6 apartamente. Apartamenti ofron punime shumë cilësore, termoizolim me polisterol dhe me grafiato akrelik. Është i pajisur me panel diellor për ngrohjen e ujit, aksesi bëhet online dhe është me sistem kamerash. Ka sistem ngrohje-ftohje me kondicioner Toshiba, hidrosanitaret janë incaso nga më cilesoret te Deltes, kuzhina është me materialin MDF, ndricimi me spote dhe led. Dhomat te shtruara me parket laminat, banjoja me pllak cilesore, dera e jashtme e blinduar, dritaret dopio xham alumin-termik me mbushje me argon, me grille, mobilimi nga me cilesori etj.

Apartament në shitje 1+1 me siperfaqe neto 48 m2 (63 m2) kati perdhe. Është i organizuar nga ambienti i ndenjes + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti dhe ballkoni. Mundesi parkimi te sheshi para godines.

Me çertifikatë pronësie.

Detajet e Prones

Cmimi: 80,000 €
Qyteti: Korçë
Lloji: 1+1
Katet: 3
Sip. e brendshme: 48 m2
Sip. Totale: 63 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF1328
Whatsapp