CMIM OKAZION
Shitet ambient biznesi ne nje qender tregtare, e cila ndodhet buzë rrugës së Kavajës, mes 21 Dhjetorit dhe Pallatit me Shigjeta. Akses i drejtpërdrejtë për në qendër, në Unazën e vogël dhe Unazën e madhe, Tiranë e re dhe Laprakë.
Ambienti i biznesit ofron punime shumë cilësore, me 2 ashensor, ndertim i vitit 2008, me arkitekturë moderne, ambiente me ndarje vetrate xhami dhe gips fleksibël për rimodulime sipas nevojave. Ka aspirim dhe kondicionim të dyfishtë qendror dhe lokal, rrjet instalimesh për energjinë dhe internetin. Godina pervec ashensorit ka dhe shkallë elektrike nga brenda qendres dhe shkall normale, sistem monitorimi, 4 mundësi aksesi.
Ambient biznesi në shitje, me siperfaqe neto 219 m2 (267 m2 bruto), kati i 2-te. Organizohet në disa ambiente zyrash, ambient kuzhine, 2 tualete.
I pershtatshme per zyra biznesi, klinike dentare, mjekesore, call center dhe biznese te tjera.
Me çertifikate pronesie.