Apartament 1+1 per qira, i cili ndodhet vetem 2 minuta larg nga qendra e Tiranës dhe afer disa akseve kryesore rrugore si rr. e “Durresit”, e “Kavajes”, “Myslym Shyri”, Sheshi “Skenderbej” etj. Me akses të pakrahasueshem me të gjitha institucionet kryesore shtetërore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit.
Zona ofron sherbime te ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Prona ndodhet në një godine me ashensor dhe administrim shumë të mirë.
Apartament me qira 1+1 me siperfaqe 79 m2, kati 8-te me orientimin veri-perendim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti me dritare dhe ballkoni. Është i mobiluar dhe me kondicioner.
Cmimi është neto.