Pershkrimi i Prones

Rezidenca e pushimit “Santorini”, e pozicionuar në bregdetin Shqiptar, në një zone te vecante dhe elitare, vetem 50 m nga deti, në plazhin e mrekullueshem të Drimadhes ne detit Jon, ne mes te pyllit bregdetar me bimesi te shumllojshme, është vendi ideal per te pushuar dhe për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe pranë freskisë së detit.

Rezidenca e pushimit “Santorini” ne 6 sheshet e brendeshme te nderthurura me njeri tjetrin do të ofrojë sherbime të ndryshme si ambiente tregtare, bar-kafe-restorante, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive, pishinë të përbashkët, ambiente rekreative, qender sportive, vije bregdetare private, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilesi te larte ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj. Arkitektura e stilit te fshatrave mesdhetare, projektuar nga studio arkitekture nga me prestigjozet ne bote, ofron apartamente te ndryshme me shume drite dhe pamje shume te bukur.

Avantazhet e prones:



Rezidenca ku ndodhet apartamenti është buzë detit Jon, një destinacion per te shijuar pushimet bregdetare dhe për të eksploruar këtë pjesë të mrekullueshme të bregdetit.

Koncepti i projektimit të kompleksit bazohet në qëndrueshmerine maksimale sizmike

Punime shumë cilësore, termoizolim dhe izolim akustik

Hapësirat rekreative të mbushura me gjelberim do të garantojne mikroklimen perfekte për të gjithë banoret e rezidences dhe pushuesit.



Apartament në shitje 1+1 me siperfaqe neto 71.5 m2 (82.22 m2 bruto), kati pare me pamje shumë të bukur nga deti Jon pasi ndodhet pranë vijes se pare bregdetare. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhome gjumi, ballkon dhe tualeti.

Parashikuar te mbaroje brenda vitit 2025

Detajet e Prones

Cmimi: 321,000 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Kati: 1
Katet: 4
Sip. e brendshme: 71 m2
Sip. Totale: 82 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Referenca: INF1351
Whatsapp