Pershkrimi i Prones

RRUGA "LIMAN KABA"

Jepet dyqan me qira, i cili ka një vendodhje strategjike shumë të mirë për biznesin tuaj. Ndodhet në një nga zonat më të preferuara e te frekuentuara të Tiranës. Ka prane parkun “Olimpik”, kompleksin “Dinamo” dhe me akses direkt ne unazen e madhe, unazen e vogel, Parkun e Liqenit si dhe afer me Bllokun, Komunen e Parisit etj. Ka pranë institucione arsimore, shoqërore, tregtare dhe kende lojrash për fëmijë.

Zona ofron sherbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.

Prona ndodhet në një ndertese te re të perfunduar e cila ofron punime shume cilesore, nje nga ndertesat me cilesore te Tiranes, 10 katshe + 3 kat nentoke parkim.

Dyqan me qira në katin 0 me siperfaqe neto 135 m2 dhe me pamje shumë të mirë. Dyqani ofron fasade xhami prej rreth 12 M, 2 dyer aksesi, 1 magazine dhe 1 tualet. Dyqani ka një lartësi 5.5 metra, ofron vizibilitet të lartë në rrugen kryesore dhe ka mundesi pérdorimi të një hapësire perballe dyqanit.

Eshte i përshtatshëm si dyqan tregtar, farmaci, filial banke, shoowroom, klinikë mjekësore.

Cmimi është bruto.

Jepet dhe 1 parkim me qira në katin -3 me cmimin 160 Euro/muaj.

Detajet e Prones

Cmimi: 5,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Dyqan
Sip. Totale: 135 m2
Referenca: INF1356

Vendodhje

Whatsapp