Sheshi Skënderbej (Qendër) PRANE SHESHIT “SKENDERBEJ”
Jepet apartament dubleks me qira në një zone mjaft të mirë, në qender të Tiranes, afer “Turdiu” center, dhe afer me zonen e rinovuar të Pazarit te Ri. Ka pranë disa nga institucionet me te larta shteterore, arsimore-kulturore, shendetesore sic eshte Ambulanca Qendrore si dhe me akses direkt në disa rrugë kryresore sic eshte rruga e “Dibres”, “Barrikadave”, rruga “Qemal Stafa” etj.
Prona është pjesë e nje vile me gjelberim dhe hyrje në vete. Është totalisht e rikonstruktuar së fundmi, i mobiluar me stil bashkëkohor dhe me pajisje me cilësi shumë të mira, sistem kondicionimi etj. Me hapësira të konsiderueshme për një jetese komode dhe të qetë.
Dubleks për qira 2+1 me siperfaqe 120 m2. Është i organizuar nga ambient ndenje i madh + ngrënie, kuzhine e vecuar, 2 dhoma gjumi, 3 tualete. Vila ka parkim të garantuar në oborrin e saj. Është i pajisur me internet të shpejt e ujë 24 orë falas.