Pershkrimi i Prones

Apartament super luksoz ne shitje me pamje te lire dhe te bukur nga Deti, te rezidenca turistike edhe rezidenciale e para e ketij lloji ne bregdetin Shqiptar. Ndodhet ne nje zone unike dhe elitare vetem 150 m nga deti, ne plazhin e mrekullueshem te detit Jon. Eshte vendi ideal per te jetuar shendetshem, ne privatesi, ne gjelberim, ne ajer te paster dhe prane freskise se detit.

Green Coast Resort ofron sherbime të ndryshme, si market, bar/kafe, restorante, sic eshte “Ulliri” restorant, hotel me 5 yje, “MGallery” i pari i kesaj natyre ne rivieren shqiptare, Nazar Beach Restaurant, ambiente rekreative, qender sportive, vije bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilesi te larte ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.

Apartamenti ofron punime shumë cilësore dhe është super luksoz i projektuar me arkitekt të dedikuar. Të gjitha investimet janë bërë nga pronari. Hidrosanitaret janë te markave Porcelanosa dhe Brunes. Instalimet elektrike dhe hidraulike të markave më të mira në treg. Mobilimi shume cilësor nga kompania Doar. Lavamani dhe guri i ishullit tek Format Plus. Sistem kondicionimi tek Ercon. Elektroshtepiaket të markes Smeg. Sistemimi i oborrit është realizuar me tenda të një cilesie shumë te lartë, me sistem vaditje dhe gjelberim. Apartamenti ka dhe Depozite uji 500 Litra.

Apartament në shitje 2+1 me siperfaqe neto 90.85 m2 (108.59 m2 bruto) + 100.62 m2 oborr, kati i pare i banimit dhe me pamje shume te bukur te Detit Jon. Është i organizuar nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, tualeti dhe ballkoni. Shitet me gjithe mobilimin super cilesor. Te 3-ja dhomat jane me pamje nga deti. 

Ka dhe një parking në perdorim.

Shitet dhe një apartament tjeter 2+1 me të njëjtat të dhena. Preferohen të shiten të dyja bashkë.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: 650,000 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Sip. e brendshme: 90 m2
Sip. Totale: 108 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1365
Whatsapp