Apartament i ri në shitje në një nga projektet më të reja, vendodhja e të cilit është fare pranë qendrës, unazes se vogel, afer Gjimnazit “Sami Frasheri”, në një zone mjaft të qetë dhe me trafik jo të rënduar. Me akses shumë të lehtë për në qendër, në unazë, në rrugen e “Dibres”, “Bulevardi Zogu I” etj. Zona në të cilen ndodhet ka një rrjet të mirëfilltë shtetërore, shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe tregëtare. Një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Tiranës për banim dhe për investim.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti eshte me 14 kate mbi tokë dhe me 3 kate parkimi nentoke. Ndertesa ofron punime dhe rifinitura shumë cilësore, fasadë të ventiluar, shkallet me dritë, ashensorë, siguri 24 orë, etj. Ana arkitektonike e godines dhe ajo funksionale e apartamenteve të banimit është tepër e organizuar, ku janë parashikuar të gjitha facilitetet për një jetesë komode.
Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 135.25 m2 + 26.25 m2 verande + 31.21 m2 sip. e perbashket (192.96 m2 siperfaqe totale), kati 12, me orientimin veri-perendim-jug dhe me pamje shume te mire te zones. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet me dritare + garderobe + ballkon, 2 dhoma gjumi të tjera, tualet dite me dritare dhe veranda që lidhet me sallonin dhe dy nga dhomat e gjumit.
Shitet dhe nje parking me cmimin 35,000 Euro.