Pershkrimi i Prones

Apartament i ri në shitje në një nga projektet më të reja, vendodhja e të cilit është fare pranë unazes se vogel, ne nje zone me akses shumë të lehtë për në qendër, në unazë, në rrugen e “Dibres”, “Bulevardi Zogu I” etj. Zona në të cilen ndodhet ka një rrjet të mirëfilltë shoqeror, me institucione shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe tregëtare. Një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Tiranës për banim dhe për investim.

Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.

Pallati ku ndodhet apartamenti do te jete nje godine me 8 kate mbi tokë dhe me 2 kate parkimi nentoke. Ndertesa do te ofroje punime dhe rifinitura shumë cilësore, fasadë të ventiluar, shkalle te bollshme, 2 ashensorë, siguri 24 orë, etj. Ana arkitektonike e godines dhe ajo funksionale e apartamenteve të banimit është tepër e organizuar, ku janë parashikuar të gjitha facilitetet për një jetesë komode. Pallati eshte pjese e nje kompleksi banimi te vogel me dy ndertesa dhe me nje shesh rekreativ ndermjet tyre.

Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 118.89 m2 + 71.27 m2 verande + 19.75 m2 sip. e perbashket (209.91 m2 sip. totale), kati 7-te me orientimin veri. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, 3 dhoma gjumi njera ka tualetin brenda, tualet dite, depo lavanderi dhe veranda e bollshme që lidhet me sallonin.

Shitet dhe nje parking me cmimin 30,000 Euro.

Mbaron ne veren e vitit 2027

Detajet e Prones

Cmimi: 437,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+1
Kati: 7
Katet: 8
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 118 m2
Sip. Totale: 209 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 1
Referenca: INF1373
Whatsapp