Porcelan RRUGA “XHANFIZE KEKO”, PERBALLE RTV KLAN
Njesi sherbimi në shitje në një pallat të ri tepër cilësor, i cili ndodhet fare pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, afer qendres së Tiranës dhe disa prej institucioneve arsimore, shëndetësore, shoqërore dhe tregtare, në një nga zonat e preferuara të kryeqytetit.
Investimi i pallatit bëhet nga një firmë serioze me specialist me përvojë. Ana arkitektonike e godines dhe ajo funksionale e apartamenteve të banimit është tepër e organizuar, ku janë parashikuar të gjitha facilitetet për një jetesë komode.
Godina ka 8 kate banim, 1 kat dyqane dhe 2 kate parkim nëntokë. Objekti do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, ashensore, siguri 24 orë, sherbime të ndryshme tregtare, pishinë të mbyllur, SPA, shesh të gjelbëruar, mirëmbajtje etj.
Shitet njesi sherbimi me siperfaqe totale 3548.3 m2, me hyrje të dedikuar shkallë + ashensor. Kati 0 me hyrje të dedikuar ka siperfaqe 66.8 m2, ne të cilin ndodhet holli, recepsioni, ambient open space, shkallet dhe ashensori. Kati – 1 i cili lidhet me ashensorin e dedikuar me katin 0, është organizuar nga pishina dhe palestra e cila është 3440 m2 e gjitha. Pishina si dimension është olimpike 25 me 12 metra, ku në pjesën më të lartë të saj është 7.5 metra dhe 1.45 metra është thellësia. Ndërsa lartësia e palestres dhe pjesës tjetër të ambientit të biznesit është 4.1 metra e lartë. Gjithashtu në katin -2 kemi dhe një ambient tjetër me siperfaqe 41.5 m2 ku është një holl, shkallet dhe ashensor i dedikuar që lidhet me 2 katet e mësiperme. Ambienti i biznesit i cili përmban pishinen ka hapësira që janë të përshtatshme për Spa, palester-fitness, salle aerobie, jacuzzi, sauna, dhomë relaksi, banjo turke, ambient për masazhe, dhoma te zhveshjes, dushe, ambient sherbimi etj.
Parashikohet të mbarojë brenda vitit 2026