Pershkrimi i Prones

Rezidenca me e re turistike e pozicionuar përgjatë bregdetit mahnitës jugor në Dhermi, në një zone unike, vetem 200 M nga plazhi i mrekullueshem i Drimadhes te detit Jon. Zona ku është pozicionuar projekti ofron një vendndodhje të jashtëzakonshme me ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj bukurisë së bregdetit. Me akses të shkëlqyer me disa zona, vetëm 5 minuta me makinë nga qendra historike e Dhërmiut, 7 minuta nga tuneli i Llogarase dhe e lidhur më së miri me qytetet kryesore, me Tiranen 2 orë e 30 minuta, Vlorë 1 orë dhe –Sarandë 1 orë e 45 minuta.

Është një nga zonat me infrastrukture kyçe të transportit, duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, portin e Vlorës dhe Sarandës, si dhe Aeroportin e Vlorës (i planifikuar të hapet në 2025).

“Roca Maris” pervecse rezidence banimi dhe turistike do të ofrojë sherbime të ndryshme si Hoteleri dhe sherbime me siperfaqe te pergjithshme ndertimi prej 22,298 m2, zona rekreative, kënde lojrash për fëmijë, qender sportive, park natyror te nderthurura me lojra të ndryshme, ambiente shplodhese si Joga, etj. Godine multifunksionale ku do të ketë parkim nentokesor, SPA, Butik, bar-kafe-restorant & Tarrace, salle multifunksionale, club per te rinj, vije bregdetare private, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.

Apartament në shitje 1+1 me siperfaqe neto 75.5 m2 + 4.5 m2 sip. e perbashket (80 m2 sip. bruto) kati i parë dhe me pamje shumë të bukur. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë gjumi, tualet i madh dhe ballkoni. Apartamenti ka dhe një parkim në perdorim të mbyllur me sip. 34.6 m2.

Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë.

Parashikohet të mbarojë brenda vitit 2030

Detajet e Prones

Cmimi: 336,000 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Kati: 1
Katet: 2
Sip. e brendshme: 75 m2
Sip. Totale: 80 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Referenca: INF1392

Vendodhje

Whatsapp