Pershkrimi i Prones

Apartament 2+1 shumë i vecantë, në shitje e cila mund te kthehet në 3+1, me një vendodhje strategjike, në zonen më atraktive e të preferuar të qytetit, prane Piramides, fare pranë me qendren e Tiranes. Ka afer zonen e Bllokut, bulevardin kryesor, Parkun Kombetar dhe afer institucioneve kryesore shteterore, shume institucioneve arsimore, shoqërore e tregtare, disa prej ambasadave te huaja, këndeve të lojrave për fëmijë etj. 

Godina rezidenciale “ETC” ofron privatësi, cilësi të lartë ndertimi, termoizoli, ndricimi natyral, lartesi, jetese ne komunitet, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, 2 ashensore dhe mundesi parkimi.

Apartamenti është i organizuar në mënyrë perfekte, funksional dhe me një pozicion strategjik në zemër të kryeqytetit, i cili përmbush cdo nevojë për jetese komode. Pamja e apartamentit është një nga pikat më të forta: ballkoni dhe veranda e madhe janë të orientuara nga jugu, duke ofruar ndriçim maksimal gjatë gjithë ditës dhe një pamje fantastike të Tiranës.

Apartament 2+1 në shitje i cili mund te kthehet ne 3+1 me siperfaqe neto 156 m2 + 73 m2 verande + 20 m2 sip. te perbashketa (213 m2 sip. totale ndertimi), kati 15-te, me orientimin jug. Apartamenti përbëhet nga një sallon i madh ndenjeje me ndriçim natyral të bollshëm, ku hapësira dhe drita krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse. Kuzhina është e veçuar + ngrënie, funksionale dhe e pajisur me të gjitha komoditetet. Ka dy dhoma gjumi të rehatshme, dy tualete të dizenjuara me stil modern, një gardërobë të dedikuar dhe një lavanteri praktike. Është dhe ballkoni dhe veranda e cila ofron një pamje shumë të bukur të zones.

Me certifikate pronesie.

Aktualisht eshte me qira te garantuar 1,700 Euro/muaj/netto

Detajet e Prones

Cmimi: 739,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+1
Kati: 15
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 156 m2
Sip. Totale: 213 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF1397

Vendodhje

Whatsapp