Jepet apartament 3+1 me qira në një pallat të ri tepër cilësor, vendodhja e të cilit është fare pranë gjelberimit, ajrit te paster edhe qetesise te Parkut Kombetar te Tiranes. Ndodhet vetem 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.
Zona ofron gjitha sherbimet e nevojshme sic jane supermarketet, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti ka cilesi te larte ndertimi ne nje nga zonat me te preferuara te Tiranes i cili ofron siguri 24 ore, mirembajtje elitare, sherbime, dy ashensor edhe parkim.
Apartament per qira 3+1, me sipërfaqe totale 140 m2, kati 7 me orientimin veri-perendim dhe me pamje shumë të bukur të zones. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet + ambient garderob brenda, 2 dhoma gjumi të tjera, tualeti dhe ballkoni. Apartamenti ka punime shumë cilësore dhe ofrohet gjysem i mobiluar.
Cmimi është neto.