Rruga Barrikadave NË FILLIM TË RRUGES SE "BARRIKADAVE"
Apartament i ri në shitje në një nga projektet më të reja, vendodhja e të cilit është fare pranë qendrës, vetem 250 metra nga Sheshi “Skenderbej, afer Gjimnazit “Sami Frasheri”, me akses shumë të lehtë për në qendër, në unazën e vogel, në rrugen e “Dibres”, “Bulevardi Zogu I” etj. Zona në të cilen ndodhet ka një rrjet të mirëfilltë shtetërore, shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe tregëtare. Një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Tiranës për banim dhe për investim.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti eshte me 12 kate mbi tokë dhe me 2 kate parkimi nentoke, e cila ofron punime dhe rifinitura cilësore, ashensorë, siguri 24 orë, etj. Ana arkitektonike e godines dhe ajo funksionale e apartamenteve të banimit është tepër e organizuar, ku janë parashikuar të gjitha facilitetet për një jetesë komode.
Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 100 m2 (110 m2 bruto) pozicionohet në katin e 9-të me orientimin jug-perendim. Organizohet nga ambient ndenje, kuzhine e vecuar + ngrenie dhome matrimoniale + tualetin brenda + garderobe me dalje ne ballkon, dhome gjumi tjeter, tualet dite, ballkon. Apartamenti ka planimetri te rregullt drejtkendore.
Me certificate pronesie.