Apartament 1+1 në shitje buzë detit në një nga zonat më të preferuara të Vlorës, në brezin e parë të bregdetit në Radhime. Me pamje nga deti Jon dhe kodrinave të gjelbëruara që ofron zona e bëjnë një nga destinacionet më tërheqëse për të jetuar dhe pushuar.
Zona ka infrastrukturë të rregullt dhe ofron të gjitha shërbimet e nevojshme, markete, bare/restorante, dyqane dhe së shpejti do të bëhet dhe shëtitorja për banorët dhe pushuesit e sezonit veror.
Apartamenti ndodhet në një godinë të re, me ashensor dhe me punime cilësore e të mirëmbajtur. Ka gjithashtu parking në kompleks për rezidentet. Prona është e sapo rikonstruktuar, totalisht e mobiluar dhe me 2 kondicionerë.
Apartament në shitje 1+1 me sipërfaqe neto 52.93 m2 (59.93 m2 bruto), pozicionohet në katin e 3-të. Përbëhet nga salloni + kuzhine + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti me dritare dhe ballkoni i cili ka pamje si nga kompleksi brenda dhe nga deti.
Me çertifikatë pronësie.