PRANË AMBASADES SUEDEZE
Apartament 2+1 për qira në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit e cila karakterizohet nga godina dhe vila dy, tre, katër dhe pesë kateshe, pranë gjelberimit, ajrit të paster edhe qetësisë të Parkut Kombetar të Tiranes. Afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë, në një nga zonat më të preferuara të Tiranes.
Në këtë zonë do të gjeni vendodhje elitare, cilesi shumë të mirë ndertimi, komunitet të zgjedhur, sherbime të ndryshme si supermarket, bar/kafe, restorante, kopshte, çerdhe etj.
Godina ku ndodhet apartamenti është një godinë 5-katshe me ashensor, e cila ofron punime shumë të mira, privatësi, qetësi dhe oborr të përbashkët me gjelbërim.
Apartament me qira 2+1 me sipërfaqe të bollshme 170 m2, kati i peste, me orientim shumë të mirë veri-lindje-perendim. Organizohet nga ambienti i ndenjës, kuzhinë e vecuar + ambient ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe veranda e madhe me pamje shum te bukur te zones. Jepet totalisht i mobiluar dhe me sistem kondicionimi ngrohje-ftohje. Ka dhe kopesht te perbashket per tu relaksuar.
Mundesi parkimi para godines.