Pershkrimi i Prones

Shitet apartament 3+1, i cili ka një vendodhje eskluzive strategjike me kërkesë të lartë për banim dhe ushtrim biznesi. Ndodhet te ish-Blloku, fare prane rruges "Ibrahim Rugova", bulevardit "Deshmoret e Kombit", 5 minuta nga Kryeministria, Presidenca dhe institucione të tjera të rendësishme. Afer Parkut te Liqenit, qendres dhe prane disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare etj., një nga zonat më të kerkuara të Tiranës.

Apartamenti është i investuar shumë mirë dhe ndodhet në një godinë me ashensor 12 kate. Ofron rifinitura shumë të mira, sistem ngrohje-ftohje tavanor me Chiller, hidrosanitaret të gjitha Porcelanosa dhe i gjithe ambienti i shtruar me parket druri.

Apartament 3+1 që mund të përshtatet edhe për zyrë, shumë i veçantë në shitje me sipërfaqe neto 263 m2 (brutto 290 m2), ndodhet ne katin e katin e 6 banim (7 nga toka), me orientimin jug-perendim-veri. Ambienti ofron nje ambient të madh ndenje me dalje ne ballkon, nje ambient te vecuar ngrenie me dritare, ambienti i kuzhines i vecuar me dritare + lavanderi. Pastaj ne ambientin tjeter te vecuar te apartamentit ofrohet nje dhome gjumi matrimoniale me ballkon, garderobe dhe tualet te dedikuar, 2 dhoma gjumi dhe 2 tualete.

Me çertifikatë pronësie.

Eshte i pershtatshem per banim ose zyra me aktivitete te ndryshme biznesi.

Detajet e Prones

Cmimi: 869,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 6
Katet: 12
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 263 m2
Sip. Totale: 290 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Ka hipoteke: Po
inf93.construction_year: 2007
Referenca: INF1451

Karakteristikat

Ajër i Kondicionuar

Vendodhje

Whatsapp