Rezidenca e re është një kompleks vilash private luksoze i ndodhur në zonën bregdetare të Dhermiut, vetëm 280 M nga plazhi i mrekullueshem i Drimadhes i detit Jon, i cili është i njohur për ujin kristal të kaltër dhe peisazhin natyror spektakolar mes detit dhe maleve. Vendodhja ofron qetesi, privatësi, ajer të pastër, pamje panoramike të detit dhe me akses të lehtë për në rrugen kombëtare Vlore-Sarande.
Projekti ofron 12 vila private të cilat jane projektuar për të ofruar një përvojë jetese dhe pushimi në harmoni me natyrën, duke kombinuar arkitekturën moderne me elementë tradicionalë të zonës. Zona njihet për potencial të lartë zhvillimi turistik dhe rritje të vlerë së prones.
Rezidenca ofron punime shumë cilësore, ndertime me materiale ekologjike dhe arkitekturë që respekton peisazhin natyror. Vilat janë pozicionuar në mënyrë strategjike që të mos pengojnë në asnjë kënd pamjen e bukur të detit. Kanë fasada me sistem kapote dhe veshje guri natyral, lartësia e katit 3 m dhe gjitha ambientet janë të ndricuara në mënyrë natyrale nga vetrata me profile alumini dhe me lartesi dysheme-tavan. Vetratat janë me sistem rreshkitje. Xhamat janë të një cilesie të lartë me koeficient të ulet të transmetimit të drites. Verandat dhe oborret private janë me gjelberim dhe bimesi të zones, duke ofruar keshtu një dizajn relaksues. Cdo vile ka te garantuar 2 vende parkimi në hapsirat e perbashketa, ne te cilat eshte parashikuar instalimi i karikueseve per makina elektrike. Hyrja ne rezidence do të jetë e kontrolluar për të garantuar siguri dhe lehtesi aksesi nga gjith perdoruesit. Komunitet i organizuar me infrastrukture të plotë dhe siguri 24/7 dhe mirembajtje e perbashket e kompleksit.
Vilë 2 katshe në shitje me siperfaqe ndertimi 159 m2 + 202.28 m2 tokë. Kati përdhe ofron ambient ndenje + ngrënie + kuzhinen, dhomë gjumi, tualet me dritare dhe veranda. Kati i parë ofron 2 dhoma gjumi, tualeti dhe 2 ballkone. Ka dhe një ambient relaksues jakuzi si pishin e vogel prej 9 m2. Vila ka 2 vende parkimi.
Mundesi shume e mire banimi dhe investimi.
Parashikuar te mbaroje brenda vitit 2025