Jepet apartament 3+1 me qira i pershtatshem per zyre. Ndodhet në një nga zonat më të mira të kryeqytetit, ne qender të ish-Bllokut, afër si me qendren ashtu dhe me Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Zona është mjaft tërheqëse dhe një nga më të preferuarat për të jetuar e zhvilluar biznes.
Vendodhja ofron sherbime të ndryshme, si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, klinika, bar/kafe, restorante etj.
Prona ndodhet në një godine me ashensor dhe administrim shumë të mirë. Apartamenti ka hapësira të konsiderueshme me strukturë të rregullt, punime shumë të mira dhe dritaret me grila.
Apartament per qira 3+1 me siperfaqe të bollshme prej 150 m2, kati 6 dhe me orientimin shumë të mirë jug-lindje-perendim. Përbëhet nga 4 ambiente, 2 tualete dhe ballkoni.