Pershkrimi i Prones

Rezidence re banimi shumë cilësore e projektuar ne nje zone me shume drite dhe pamje, ne fshatin Farke, vetëm 4.5 KM nga qendra e Tiranes, me dalje ne Unazen Lindore dhe autostraden Tirane -Elbasan. Rezidenca është në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, larg zhurmave te qytetit, ne mes të gjelberimit, ajrit të paster dhe qetesise, një kompleks unik që do të ofrojë standartin më të lartë të jetesës suburbane në Tiranë. Vendndodhja e kompleksit ofron akses direkt me qëndren tregtare TEG, pranë Liqenit te Farkes dhe parqeve natyrore të rrethinave të qytetit. Nje nga zonat më të preferuara dhe elitare që karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash.

Rezidenca ofron arkitekture unike dhe bashkëkohore, orientim shumë të mirë me dritën e diellit dhe konturet e tokës natyrale, duke ofruar keshtu një fushëpamje të gjerë panoramike të malit te Dajtit nga çdo vilë. E projektuar në mënyrë rigoroze sipas standarteve bashkekohore të ndërtimit për të qënë një nga ndërtimet me cilësinë me të lartë, me materiale shume cilesore, termoizolim termik dhe akustik. Hapësira parkimi të rrethuara nga kopeshte të gjelbëruara dhe sherbime të garantuara. Siguri maksimale 24 orë, privatesi, vend-roje. Ne qender te kompleksit do te ndertohet dhe nje parkim nentokesor i perbashket ne sherbim te kompleksit.

Apartament 2+1 ne shitje me sipërfaqe ndertimi 76.6 m2 neto (84.6 m2 bruto) kati perdhe. Organizohet nga ambient i ndenjes + kuzhine + ngrenie, 2 dhoma gjumi dhe tualet me dritare. Apartamentet ndodhen ne ndertesa te vogla dy-kateshe, vetem 4 apartamente ne cdo ndertese ose dy apartamente ne kat, gje qe ben te mundur qe apartamenti te marri drite nga tre anet. Cdo dritare ka dalje ne nje ballkon te vogel te tipit "French Balconies". Ka apartmente ne katin perdhe me mundesi per te shfrytezuar dhe oborrin dhe ne katin +1 per me shume drite. Ka dhe tarrace te shfrytezueshme e cila mund te perdoret per panele diellore qe ben te mundur kursim te madh te energjise.

Cmimi apartamentit 158.000 euro, pagesa me keste. Mundesi financimi nga bankat deri ne 70 % te shumes pa kolateral.

Kompleksi ofron dhe parkime ne katin - 1 me cmim 30.000 euro

Parashikuar të mbaroje në fund vitit 2027

Detajet e Prones

Cmimi: 158,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Katet: 3
Sip. e brendshme: 77 m2
Sip. Totale: 85 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
inf93.construction_year: 2027
Referenca: INF1484

Karakteristikat

inf93.view_to_mountain

Vendodhje

Whatsapp